Kokaina e sekuestruar 21-vjeçarit shqiptar

Bota

Itali/ Udhëtonte me të dashurën për të hequr dyshimet, shqiptari arrestohet me 335 doza kokainë në makinë! U kap teksa shiste dozat e radhës

6 Shkurt, 18:01| Përditesimi: 6 Shkurt, 18:06

  • Share

Itali- Policia italiane arrestoi një 21-vjeçar shqiptar, banues në Terni, për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike. 

I riu qarkullonte në Terni me makinën e tij me 335 doza kokainë, gati për t'u shitur.

Për të mos ngjallur dyshime, ai ka udhëtuar me makinë me të dashurën e tij, e cila ishte rreth 18 vjeçe. 

Aksioni që kryesohej nga oficeri i policisë Marco Colurci, e befasoi shqiptarin në zonën e  Euklidi, ndërsa ai sapo i kishte shitur dozën e radhës një klienti. 

Më pas, agjentët e Antidrogës kanë ndërhyrë duke ndaluar çiftin e dyshuar, teksa zbuluan edhe një blerës të dytë, informon media italiane.

Dozat e drogës do të kishin sjellë rreth 33500 euro fitim nëse do të shiteshin. Dy blerësit e identifikuar gjatë aksionit do hetohen në gjendje të lirë, teksa vijojnë hetimet për të zbërthyer celulën e trafikut, pasi shqiptari besohet se është pjesë e një organizate edhe më të madhe.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?