Një akt i pahijshëm ka ndodhur në Bazilikën e Shën Pjetrit, pasi një i ri urinoi në sy të pranishmëve.
Incidenti ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë ai ka rënë në prangat e policisë.
I riu u ngjit mbi kangjellat mbrojtëse, uli pantallonat dhe filloi të urinonte para një turme të madhe. Pamjet e ngjarjes, të cilat u filmuan nga një vizitor dhe u publikuan më vonë në rrjetet sociale.
“Ky ishte një incident i pabesueshëm,” tha një dëshmitar.
“Ky është një vend i shenjtë dhe nuk e besoja se diçka e tillë mund të ndodhte këtu', tha një tjetër.
Komento
Komente
