Foto ilustruese

Bota

Itali/Vaksinim në krah të rremë silikoni! 50-vjeçari u përpoq të mashtronte mjekët për të marrë lejen e gjelbër

3 Dhjetor 2021, 01:25| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 01:36

  • Share

Itali- Një 50-vjeçar nga Biella u paraqit në një qendër vaksinimi në qytet me një krah të rremë silikoni duke u përpjekur të mashtronte mjekët për të marrë lejen e gjelbër. Episodi i bujshëm ka ndodhur në Biella në një nga qendrat e aksesit direkt për dozat e para. Burri i veshur me një deltoid të rremë u përpoq të vaksinohej për të anashkaluar sistemin dhe kështu të merrte certifikatën jeshile. Megjithatë, gjërat nuk shkuan në preçizitet me planin e tij, megjithëse aplikimi i silikonit ishte shumë i ngjashëm me lëkurën e vërtetë, ngjyra dhe perceptimi në prekje e bënë të dyshimtë punonjësin e kujdesit shëndetësor të përfshirë në vaksinim, i cili më pas i kërkoi personit të tregonte plotësisht krahun tuaj. Pasi u zbulua, 50- vjeçari u mundua të dilte nga situata duke korruptuar punonjësin.

'Rasti në fjalë ka nocion shakaje por nga ana tjetër nuk mund të themi që nuk kemi të bëjmë me një problem serioz, të rëndë dhe të papranueshëm përballë sakrificës ndaj pandemisë, e cila po 'sigurohet' që të paguajë gjithë komuniteti ynë, për sa i përket jetëve njerëzore si dhe kostove sociale dhe ekonomike’,nënvizuan presidenti i Rajonit të Piemontes Alberto Cirio dhe këshilltari për shëndetësisë Luigi Genesio Icardi.

‘Shpejtësia dhe shkathtësia e operatorit i kanë prishur planet personit në fjalë i cili tashmë do të përgjigjet para drejtësisë. Falënderimet tona, nga ana tjetër, shkojnë për të gjithë punonjësit e shëndetësisë që janë përfshirë vazhdimisht në fushatën tonë të vaksinimit prej muajsh pa ulur vëmendjen dhe profesionalizmin, duke filluar nga ata që vepruan me shpejtësi këtë mbrëmje në Biella.’, vijuan ata.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?