Makinë e policisë italiane

Bota

Itali, motrat shqiptare bien nga dritarja, ndërron jetë 31-vjeçarja, në gjendje të rëndë tjetra! Në shtëpi ndodheshin edhe 4 fëmijë

7 Janar, 12:42| Përditesimi: 7 Janar, 15:16

  • Share

Itali-Dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt të një pallati në Itali. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, 7 janar, në lagjen Sampierdarena në Xhenova. Raportohet se një 32 vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa motra e saj 34, vjeçe, ndodhet në spital në gjendje kritike në spitalin e San Martinos.

Autoritetet italiane po hetojnë të gjitha hipotezat e mundshme për të zbardhur shkaqet e plota. Ndërkohë sipas dëshmitarëve pretendojnë mundësinë e një akti të dyfishtë të qëllimshëm. Në shtëpi, u gjetën edhe katër fëmijë. Gruaja e ndjerë, e cila ishte nëna e fëmijëve, po kalonte një proces ndarje nga bashkëshorti i saj, shkruan Corriere.

Të dy trupat, u gjetën në oborrin e brendshëm të ndërtesës në Via General Cantore. Dritarja nga e cila ranë dy motrat është e vogël: dhe kjo na bëri të mendojmë menjëherë se nuk mund të ishte një ngjarje aksidentale, raporton më tej Corriere.

Dëshmitë e fqinjëve konfirmuan se dy motrat - me kombësi shqiptare - donin t'i vetëvriteshin - e para do të ishte më e vogla, e cila më pas vdiq menjëherë, pastaj ishte radha e më të madhes që ta linte veten të binte në boshllëk. Dera e banesës ishte e mbyllur nga brenda, dhe ishin fëmijët ata që hapën derën për shpëtimtarët.

Sipas informacioneve fillestare, njëra nga dy motrat që po ndahej nga bashkëshorti do të dilte në gjykatë në ditët në vijim për çështjen e kujdestarisë së fëmijëve. Burri i gruas së ndjerë ishte dënuar për keqtrajtim (dhe më pas u lirua nga akuza) dhe iu ndalua t'i afrohej shtëpisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?