Itali

Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre

24 Prill, 12:10| Përditesimi: 24 Prill, 12:16

  • Share

Prindërit e vajzës 3-muajshe e cila vdiq në vitin 2021 në Pavia, Itali do të gjykohen me akuzën se kanë shkaktuar vdekjen e vajzës së tyre.

Hipoteza e ngritur është se vogëlushja ka vdekur si pasojë e keqtrajtimit nga të dy 30-vjeçarët.

Fillimisht mendohej se bëhej fjalë për “vdekje në shtrat”. Madje ka qenë nëna ajo që ka telefonuar ambulancën mëngjesin e 28 nëntorit 2021, duke thënë se e kishte gjetur vogëlushen në krevat me vështirësi në frymëmarrje.

Vajza e vogël ndërroi jetë në spital menjëherë pas shtrimit. Nga këqyrja e autopsisë u konstatuan disa fraktura edhe pse në trup nuk kishte shenja dhune.

Prokuroria kërkoi gjykimin për të dy prindërit e foshnjës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?