Homazhe për 14-vjeçaren shqiptare në shkollën ku studionte

Itali/ Arrestohet i dashuri i 14-vjeçares shqiptare që vdiq pasi ra nga kati i 7! Pritet përgjigjja e autopsisë

28 Tetor, 16:29| Përditesimi: 28 Tetor, 19:10

  • Share

ITALI - Ndërkohë që i dashuri 15-vjeçar është arrestuar, autoritetet italiane vazhdojnë hetimet për vdekjen e 14-vjeçares shqiptare të quajtur Aurora, e cila ra nga tarraca e një papafingoje në katin e shtatë të një pallati, mëngjesin e 25 tetorit në rrugën 'IV Novembre', Piacenza.

Sipas “La Repubblica”, këtë të hënë (28 tetor 2024) do të bëhet autopsia e trupit të 14-vjeçares shqiptare në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia.

Autopsia synon të zbulojë nëse ka shenja dhune nga i dashuri 15-vjeçar – po ashtu me origjinë shqiptare – pasi ky i fundit ishte personi më të cilin thuhet se 14-vjeçarja kaloi momentet e fundit para se binte nga kati i 7, duke gjetur vdekjen.

Nëna dhe motra e të miturës kanë preenduar në polici se marrëdhënia e 14-vjeçares dhe e adoleshentit ka qenë e “stuhishme, e përbërë nga kërcënime dhe poshtërime”.

Gjithashtu familjarët e viktimës, pretendojnë se i dashuri shqiptar e dhunonte aq shumë saqë e mitura ishte detyruar të vizitohej tek një gjinekolog për hemorragji.

Në përkujtim të saj, shokë, shoqe dhe stafi i shkollës ku studionte 14-vjeçarja, vendosën buqeta me lule dhe tollumbace të bardha në portën kryesore të institucionit arsimor, me mesazhe dashurie si “do të jesh gjithmonë në zemrat tona” dhe “udhë të mbarë vogëlushe”.

Ora 18:56
Itali/ Arrestohet i dashuri i 14-vjeçares shqiptare që vdiq pasi ra nga kati i 7

1730112345_policiaitaliane.JPG

Foto ilustruese

Karabinierët e Piacenza-s, të koordinuar nga Prokuroria për të Mitur në Bolonja, kanë arrestuar të dashurin 15-vjeçar të Aurorës - 14-vjeçares shqiptare - që humbi jetën më 25 tetor, pasi ra nga kati i 7 i një pallati. Sipas mediave italiane, edhe 15-vjeçari është me origjinë shqiptare.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?