Shqiptarët e arrestuar

Kronikë

Itali/ Vëllezërit shqiptarë e kthyen shtëpinë në "biznes" të kokainës, 5 vite që shpërndanin drogë! Vendosen në arrest shtëpie

4 Tetor 2020, 07:55| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 14:47

  • Share

Zbardhet skema e trafikut të kokainës nga dy vëllezër shqiptarë në Scandiano në Itali. Vëllezërit 37 dhe 34 vjeç e kishin kthyer shtëpinë e tyre në një "biznes" të shpërndarjes së drogës.

Ata janë arrestuar gjatë muajve të fundit ndërkohë që aktualisht ndodhen në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Disa muaj më parë gjatë arrestimit të tyre u sekuestruan mbi 20 doza kokainë dhe një shumë prej 1500 eurosh cash. Gjithashtu iu sekuestruan dhe 2 makina të cilat i përdornin për të dërguar drogën tek klientët.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka dokumentuar 1000 shitje ndërsa "biznesi" i tyre vijonte prej 5 vitesh në zonën e Scandianos.

Më i madhi prej vëllezërve u arrestua në fund të muajit gusht teksa dorëzoi një pako me 20 doza kokaine tek një klient. Atij iu konfiskuan sasia e drogës dhe 1500 euro cash ndërsa nga kontrolli në shtëpinë që e kishin kthyer në biznes iu gjetën dhe 13 doza të tjera kokaine si dhe peshore preçize.

Gjithashtu policia ra dhe në gjurmët e vëllait të vogël të cilin e arrestuan më pas.

E.M./I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berat: 04/10/2020 09:42

    Paskan ber namin si policia dhe ata dy vllezrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?