Foto ilustruese

Itali, vendi i parë në botë për numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 për 100 mijë banorë

19 Dhjetor 2020, 15:45| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 15:51

  • Share

ITALI- Italia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi për 100 mijë banorë në botë.

Sipas të dhënave të cilat janë bërë publike nga Johnson Hopkins University, në Itali janë regjistruar 112,35 vdekje për 100 mijë banorë duke u  konsideruar vendi me numrin më të lartë të vdekshmërive nga koronavirusi nga 20 shtetet të cilat janë goditur më së shumti nga pandemia.

Italia është vendi I 8 në botë për sa i përket rasteve dhe viktimave të shënuara nga COVID-19. Qeveria italiane së fundmi ka marrë masa tepër shtrënguese për festat e fundvitit me qëllim parandalimin e një vale të tretë të virusit, e cila do të thellonte edhe më tepër problemet si sociale ashtu edhe ekonomike në vend.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?