Kokaina dhe sendet e kapura, agjentët e GdF dhe qeni antidrogë që zbuloi mallin

Itali/ 3 shqiptarët kapen me 3,7 kg kokainë! I zbuloi aksidentalisht shoku

24 Tetor, 14:55| Përditesimi: 24 Tetor, 16:09

  • Share

Rimini- Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Rimini, pasi u kapën me rreth 4 kg kokainë e pastër dhe prova të tjera, si peshore elektronike, 5700 euro cash apo thikë.

Droga sipas autoriteteve të vendit fqinj, kishte vlerë tregu rreth 150 mijë euro. Arrestimi është ndërmarrë rreth orës 14:00 të  21 tetorit , kurse lajmi u publikua vetëm dje (23 tetor).

Patrulla hasi fillimisht një veturë “Smart”, në pronësi të një personazhi të njohur të policisë: një shtetas shqiptar 31-vjeçar, për krime të mëparshme si marrja dhe mbajtja e armëve dhe posedimi i dokumente false.

Më pas patrulla filloi të ndiqte makinën e vogël, derisa shoferi që e kishte në përdorim, i identifikuar më vonë si një 25-vjeçar shqiptar banues në Cesena, ndaloi pranë një shtëpie dhe aty e ndaluan për kontroll.

Por sapo ka parë policët, i dyshuari la mjetin dhe ka ikur në këmbë, duke u strehuar në një apartament dhe më tej dyert u hapën me forcë nga oficerët.

Brenda shtëpisë, përveç 25-vjeçarit janë gjetur edhe dy bashkatdhetarë të tjerë: një bashkëmoshatar i të arratisurit dhe një 31-vjeçar. 25-vjeçari nuk u ndal me kaq, pasi shkoi drejt dhomës së gjumit dhe hodhi nga dritarja dy qese plastike, që pasi u kontrolluan nga agjentët, rezultuan me 27 pako më të vogla kokaine dhe me peshë totale 3.7 kilogramë.

Gjithashtu u gjet një thikë që përdorej për prerje kokaine, 2 peshore precize dhe materiali për paketimin e dozave, shkruan “CesenaToday”.

Qentë e policisë nuhatën gjithandej banesën për prova të tjera, ku u zbuluan 5700 euro cash. Kurse në kontrollin fizik të 3 shqiptarëve u gjetën 3.6 gramë kokainë dhe 1 gramë marijuanë.  Të dyshuarit janë transferuar në burgun “Caseti”. Të ndihmuar nga avokati Xhuliano Renzi, në ditët në vijim do të dalin para gjyqtarit për masë.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?