Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vrasjen e një personi me origjinë turke - që u gjet i karbonizuar më 23 korrik në një apartament në Sesto San Giovanni, në provincën e Milanos.
Autorët një italian, një shqiptar dhe një grua italiane dyshohet se u goditën 62-vjeçarin me thikë rreth 30 herë. Më pas autorët e sulmit u përpoqën të shkatërronin provat duke i vënë flakën trupit dhe apartamentit.
Duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, të dhënat telefonike dhe përgjimet telefonike, hetuesit arritën të rindërtonin lëvizjet e autorëve, duke identifikuar rolet e tyre të ndryshme natën e vrasjes.
Shqiptari dhe italiani u dërguan në burgun Busto Arsizio, ndërsa gruaja në burgun e Milanos, në pritje të masës së sigurisë.
Viktima, Hayati Aroyo ishte kunati i bosit të mafias turke Huseyin Sarai, i cili u vra në Crotone më 31 janar 2005.
Megjithatë, vrasja e tij nuk ishte e lidhur me aktivitetet kriminale të familjes. Identiteti i Hayati Aroyos u konfirmua disa ditë më vonë. Hetuesit përdorën gjurmët e gishtërinjve për ta identifikuar.
Viktima qëndronte në një apartament që i ishte dhënë me qira nga një student 20-vjeçar, i cili kishte shkuar me pushime për dy muaj.
Komente
