Policia në ndërtesën ku jetonte viktima

Bota

Itali/ Vranë 62-vjeçarin duke e goditur 30 herë me thikë dhe i vendosën flakën trupit, arrestohen 3 autorët, mes tyre edhe një shqiptar

20 Shtator, 09:53| Përditesimi: 20 Shtator, 09:58

  • Share

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vrasjen e një personi me origjinë turke - që u gjet i karbonizuar më 23 korrik në një apartament në Sesto San Giovanni, në provincën e Milanos.

Autorët një italian, një shqiptar dhe një grua italiane dyshohet se u goditën 62-vjeçarin me thikë rreth 30 herë. Më pas autorët e sulmit u përpoqën të shkatërronin provat duke i vënë flakën trupit dhe apartamentit.

Duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, të dhënat telefonike dhe përgjimet telefonike, hetuesit arritën të rindërtonin lëvizjet e autorëve, duke identifikuar rolet e tyre të ndryshme natën e vrasjes.

Shqiptari dhe italiani u dërguan në burgun Busto Arsizio, ndërsa gruaja në burgun e Milanos, në pritje të masës së sigurisë.

Viktima, Hayati Aroyo ishte kunati i bosit të mafias turke Huseyin Sarai, i cili u vra në Crotone më 31 janar 2005.

Megjithatë, vrasja e tij nuk ishte e lidhur me aktivitetet kriminale të familjes. Identiteti i Hayati Aroyos u konfirmua disa ditë më vonë. Hetuesit përdorën gjurmët e gishtërinjve për ta identifikuar.

Viktima qëndronte në një apartament që i ishte dhënë me qira nga një student 20-vjeçar, i cili kishte shkuar me pushime për dy muaj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?