Bledar Dedja

Itali/ Vrasja e shqiptarit Bledar Dedja, pas rrëfimit të 17-vjeçarit po hetohet për një rrjet prostitucioni për fëmijë

29 Shkurt, 18:09| Përditesimi: 29 Shkurt, 18:15

  • Share

Pas arrestimit dhe dëshmisë së 17-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në Treviso të Italisë në 21 janar po hetohet një tjetër skenar shqetësues.

Duke folur me hetuesit, 17 vjeçari ka treguar njohjen e tij me 39-vjeçarin, e cila filloi rreth një vit më parë.

Ai gjithashtu ka raportuar për një rrjet të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura. Dëshmia do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit.

“Historia është shumë më komplekse nga sa duket”, tha avokatja e të riut, Elisa Berton, në fund të seancës, raportuar nga Il Gazzettino.

Motivi i krimit mbetet ende i mbuluar me mister. Paraditen e sotme, 17-vjeçari u mor sërish në pyetje dhe tani ndodhet në paraburgim në burgun e Trevisos, ku monitorohet vazhdimisht

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga puna e hetuesve, të shtunën e datës 20 janar 17-vjeçari është paraqitur në takim me një thikë të fshehur poshtë rrobave. Në momentin që ndodhej vetëm me 39-vjeçarin në pyll në Via dei Colli, e goditi rreth 20 herë me thikë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?