ITALI- Një debat me tone të larta mes shqiptarësh përpara një lokali përfundoi me një të vrarë në Fontanafredda, në provincën e Pordenone në Itali. Vladimir Topjana, 43 vjeç, me origjinë nga Fushë Arrëzi, shofer i një kompanie, u qëllua 3 herë në kokë. Autori identifikohet si Rogert Shota 34 vjeç nga Fushë-Kruja, që u arratis me një “Audi” të bardhë, por policia arriti ta ndalonte rreth mesnatës.
Viktima Vladimir Topjana kishte dalë me djalin e tij 17-vjeç për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe në një moment kur po fliste me një të afërm në parkingun e makinave përballë lokalit, mbërriti një “Audi” i bardhë. Nga mjeti zbriti Rogert Shota i cili në makine kishte edhe babain e tij Pren Shota dhe një person tjetër. Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi tre herë në kokë Vladimir Topjanën.
Miq dhe familjarë të viktimës mbërritën në vendngjarje menjëherë, ndër të parët ishin djemtë e viktimës dhe kunati. Autoritetet vijojnë hetimet në disa pista duke marrë në pyetje disa dëshmitarë dhe familjarë të viktimës.
Pamjet e kamerave të sigurisë pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Lokali ku ndodhi ngjarja është shumë i njohur, sidomos gjatë eventeve sportive. Besohet se Topjana e njihte vrasësin, i cili sipas dëshmitarëve, u nis menjëherë drejt tij, pa hezituar, detaj i cili mund të ngre dyshime se motivi mund t'i ketë rrënjët në marrëdhëniet personale, ndoshta familjare, dhe jo në një sulm të rastësishëm. Nuk përjashtohet edhe larja e hesapeve. Në 2018, Vladimir Topjana rezulton i përfshirë në një konflikt në Fushë Arrëz.
Foto: Pren dhe Rogert Shota
Report Tv ka siguruar foton autorit që vrau bashkëatdhetarin e tij Vladimir Topjana mbrëmjen e djeshme në Itali.
Bëhet fjalë për Rogert Shotën. Gjithashtu në momentin e vrasjes ka qenë edhe i ati i 34-vjeçarit, Pren Shota, që gjithashtu është arrestuar nga policia.
I vëllai i viktimës e cilëson si mik babanë e autorit në rrjetet sociale.
Në një foto të Pren Shotës në Facebook ai shkruan: "Përshëndetje mik, si të kam".
Viktima Vladimir Topjana
Një 43-vjeçar shqiptar, Vladimir Topjana u vra me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Itali. Burime bëjnë me dije se Topjana deri para dy ditësh ka qenë në Fushë Arrëz, më pas ka udhëtuar drejt Italisë, atje ku edhe punonte. Kjo është foto e Topojanës e shkrepur kur ka qenë në Fushë Arrëz, para s etë ikte drejt Italisë ku edhe u vra.
Report TV ka siguruar foton e Vladimir Topjanës, 43-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës në Itali. Në pranga si autor është vënë një 30-vjeçar, gjithashtu shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.
Komente

Per te ardh keq qe vazhdojme akoma te mos dime si te sillemi, por e gjejme zgjidhjen e shpejte tek dhuna.
Përgjigju