Foto ilustruese

Bota

Itali/ Shqiptari vritet me thikë, plagoset i vëllai, në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut

26 Nëntor, 11:06| Përditesimi: 26 Nëntor, 11:36

  • Share

Itali- Një shqiptar është vrarë me thikë ndërsa është plagosur vëllai i tij pak pas mesnatës së 25 nëntorit në Marghera të Italisë. Krimi ka ndodhur gjatë një sherri në afërsi të stacionit të Mestres, “Via Rizzardi”, Venecia.

Policia italiane ka arrestuar 2 shtetas me origjinë nga Maqedonia e Veriut si autorë të dyshuar, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA. Dinamika dhe shkaqet mbeten ende enigmatike, por sipas medias së vendit fqinj, krimi ka ndodhur në një zonë të cilësuar si territor i biznesit ilegal të lëndëve narkotike, ku dhe raportohet për ngjarje të shpeshta të dhunshme.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja ka ardhur si pasojë e një përplasjeje të dhunshme, gjatë së cilës viktima ka pësuar plagë vdekjeprurëse me thikë, shkruan media italiane

Disa nga të pranishmit vunë re praninë e të paktën dy burrave, të identifikuar më pas si autorët e dyshuar të krimit, kurse sherri denigroi shumë shpejt në tragjedi.

Policia po e heton ngjarjen kryesisht në pistën e konflikteve për shkak të konflikteve për ndonjë biznes ilegal të dyshuar, kurse emrat e viktimës dhe autorëve nuk bëhen të ditur ende.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?