Ernest Simoni, kardinali shqiptar në Itali dhe kryebashkiaku i Firenzes, Dario Nardella.

Kronikë
Kultura
Top 24

Itali, 'Vula e Paqes' i dorëzohet kardinalit shqiptar Ernest Simoni

3 Nëntor 2018, 17:10| Përditesimi: 3 Nëntor 2018, 19:27

  • Share

 ‘Vula e Paqes’ një çmim që në të kaluarën i është dhënë Papës Gjon Pali II, i është dorëzuar së fundi kardinalit shqiptar, në Itali Ernest Simoni Troshani. Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryepeshkopi i Firences, ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit “ Vula e paqes” për kardinalin shqiptar Ernest Simoni Troshani, në Sallonin Cinquecentos, në Palazzo Vecchio.

Ky çmim i është dorëzuar kardinalit Troshani ,i cili prej vitesh ka jetuar  në kryeqytetin toskan në një ceremoni të organizuar me rastin e ditëlindjes së 90-të të tij, nga kryebashkiaku i Firenzes, Dario Nardella.

"Është një nder i madh t'i dorëzoj këtë titull Don Ernest Simonit për veprimtarinë e tij, si njeri i besimit, lirisë dhe paqes", është shprehur Nardella.

Ernest Simone Troshani u emërua kardinal nga Papa Françesku në vitin 2016, ku u prit dhe në dioqezën e Firences nga kardinali Betori.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?