Foto ilustruese

Bota

Itali/ Zbulohet administratori i faqes online që postonte foto seksiste, edhe të kryeministres Meloni

2 Shtator, 15:06| Përditesimi: 2 Shtator, 15:08

  • Share

Quhet Vittorio Vitiello, 45 vjeç, nga Scandicci i Firences, personi i dyshuar si administratori i faqes seksiste Phica.eu.

Platforma seksiste Phica.eu, me qindra mijëra përdorues aktivë, ka rezultuar se për vite me radhë ka grumbulluar, modifikuar dhe shpërndarë foto të grave, pa dijeninë apo miratimin e tyre, të shoqëruara me komente vulgare, denigruese dhe dhunuese.

Në këtë faqe ishin publikuar edhe imazhe të përpunuara të figurave të njohura publike, si Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, liderja e opozitës Elly Schlein, influencuesja Chiara Ferragni dhe eurodeputetja Alessandra Moretti.

Ishte viti 2019, kur faqja u raportua ashtu si tani, për shpërndarjen e fotove të personazheve publikë që bëheshin objekt fyerjesh dhe komentesh të çdo lloji. Bëhej fjalë për të njëjtën faqe interneti që Vitiello e mbylli pak ditë më parë, ku në shënjestër viheshin politikane, aktore, këngëtare dhe figura të televizionit.

Në vitin 2019, Vitiello ishte marrë në pyetje nga policia kundër krimeve kibernetik, duke treguar bashkëpunim dhe duke dorëzuar adresat IP të faqes që menaxhonte. Por kjo nuk mjaftoi për ta ndalur, siç tregon hetimi i ri. Thuhet se Vitiello ishte fshehur pas pseudonimeve Phica Master dhe Boss Miao për të menaxhuar faqen në mënyrë anonime, duke përdorur serverë rusë dhe kinezë.

Në një prej seksioneve të faqes ishte madje i disponueshëm edhe një manual që u shpjegonte përdoruesve si të fotografonin fshehurazi gra të papërgatitura, duke vendosur mikro-kamera në dhomat e provës së dyqaneve ose në zhveshtoret e palestrave.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?