Pamje nga operacioni

Bota

Spanjë/ Zbulohet laboratori i drogës në Valencia, të përfshirë edhe shqiptarë, nxirrnin deri në 30 kilogramë kokainë në ditë

19 Qershor, 16:39| Përditesimi: 19 Qershor, 17:19

  • Share

Një grup kriminale që merrej me prodhimin dhe trafikimin e kokainës në Valencia është shkatërruar nga Agjentët e Policisë Kombëtare, në një operacion të përbashkët me Departamentin e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore në Spanjë.

Të ndarë në dy lokacione, hetuesit vlerësojnë se, laboratori mund të prodhonte 20 deri në 30 kilogramë kokainë në ditë.

Gjatë operacionit u arrestuan 25 persona (përfshirë krerët e organizatës kriminale), nga të cilët 12 me kombësi kolumbiane, 9 spanjollë, 2 shqiptarë, një meksikan dhe një italian.

Ndërsa ishte në zhvillim e sipër faza e dytë e operacionit, një nga kokat e organizatës shqiptare u pikas nga agjentët ndërsa po përpiqej të largohej nga Spanja nëpërmjet Aeroportit El Prat dhe u arrestua.

Gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 38 kilogramë pastë kokaine, 7.4 kg kokainë, makineri për prodhimin e kokainës, 87 gramë hashash dhe 94 gramë marijuanë.

U sekuestruan gjithashtu pesë armë zjarri, së bashku me 30 karikatorë dhe deri në 1,000 fishekë, një silenciator, një armë trullosëse, më shumë se 32,000 euro kesh, pothuajse 39,000 euro të falsifikuara, 5 makina luksoze, si dhe 28 telefona dhe dokumente të ndryshme.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?