Bota

Itali/ Kërcënonte dhe zhvaste ish-pronarin me pagesa deri në 4 mijë euro kësti, zbulohet momenti i arrestimit të 30-vjeçarit shqiptar (VIDEO)

25 Gusht, 09:57| Përditesimi: 25 Gusht, 10:31

  • Share

Itali- Një shqiptar 30-vjeçar u arrestua ditë më parë nga Policia e Raguzës në Itali, pasi u denoncua nga ish-pronari i tij, fermer në zonë, se e zhvaste nën kërcënim prej dy vitesh me shuma nga 1400-4 mijë euro pothuajse çdo muaj.

Herë pas here shqiptari, ish i punësuar në fermë, e kanoste për pagesa me telefonata dhe nëse nuk paguante, do i bante keq atij dhe do i shkatërronte makineritë. Gjithashtu e paralajmëronte që të mos denonconte, por në mes të muajit gusht, fermeri iu drejtua oficerëve për ndihmë.

Policia italiane ka zbardhur edhe momentet e operacionit dhe të arrestimit të shqiptarit. Kësti i fundit që do paguhej ishte 1400 euro. Operacioni u krye me dorëzim të kontrolluar, në një prej lokaleve të njohura të zonës. Në momentin që mori zarfin me euro, agjentët i vunë prangat 30-vjeçarit, që do hetohet për disa vepra penale.

Shumat e kërkuara varionin, në intervale prej 30-40 ditësh, dhe shoqëroheshin me kërcënime të qarta për dëmtim fizik ose dëmtim të automjeteve bujqësore të fermës, informon Policia.

Pas përfundimit të formaliteteve, i dyshuari u dërgua në Burgun e Raguzës dhe u vu në dispozicion të Zyrës së Prokurorit Publik në Gjykatën e Raguzës, ku ndodhet në paraburgim, në pritje të procesit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gaci: 25/08/2025 10:43

    Nje maskara me pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?