Itali/ Zhytësi gjen mijëra monedha romake, i përkasin shekullit të katërt (VIDEO+FOTO)

6 Nëntor 2023, 19:51| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 20:16

  • Share

Një sasi e madhe monedhash të periudhës romake janë zbuluar nga një zhytës pranë bregut të Sardenjës, Itali.

Monedhat e bakrit, të quajtura follis, të cilat besohet se i përkasin shekullit të katërt, ishin të groposura në rërë por jo thellë, duke bërë që pas disa momentesh zhytje, zhytësi të pikasë disa “copëza” metalike, qe rezultuan të ishin monedha.

Akoma nuk ka një përcaktim të saktë nga autoritetet italiane për numrin e monedhave të gjetura, por supozohet se janë 30,000 ndoshta dhe 50,000.

Ministria italiane e Kulturës bën me dije se monedhat janë në gjendje të mirë dhe dëmtimet janë minimale.

Luigi La Rocca, një zyrtar nga departamenti i arkeologjisë së Sardenjës, tha gjetja e atyre monedhave është një ndër zbulimet më të rëndësishme në kohët e fundit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?