Kokaina, marijuana dhe eurot e sekuestruara shqiptarit

Bota

Itali/ ‘Zilja e telefonit i binte papushim edhe pas arrestimit!’ Shqiptari kapet duke shitur kokainë dhe marijuanë poshtë shtëpisë, detaji i pazakontë për karabinierët

20 Mars, 13:45| Përditesimi: 20 Mars, 13:48

  • Share

Itali- Një episod i pazakontë ka ndodhur në Itali gjatë operacionit policor për arrestimin e një shqiptari 35-vjeçar, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në Breshia, kur karabinierët e Nuvolentos, pak pasi arrestuan të riun dhe e mbyllën në kazermë për hetime të mëtejshme, dëgjuan zilen e telefonit të tij që binte pa pushim.

Dhe në krahun tjetër dyshohet se ishin klientë ‘këmbëngulës’, që kërkonte porosinë e radhës. Shqiptarit iu gjetën gjatë kontrollit fizik një sasi prej 60 gramë kokainë dhe po aq marijuanë, mall që po të shitej me pakicë mund të sillte disa mijëra euro. 

Gjykuar me procedurë të shkurtuar, arresti u vërtetua dhe gjyqtari caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie, në pritje të gjykimit.

“Muajt e fundit, tregtari i drogës kishte krijuar një "rreth" të rëndësishëm pazaresh droge. Ai bënte gjithçka në vend: ai priste klientët në shtëpinë e tij dhe i takonte jashtë shtëpisë ose pranë parkut aty pranë, në zonën Via Bonsignori. Gjerësia e kontakteve të tij dëshmohet nga fakti se smartfoni i tij vazhdonte të binte, thuajse pa pushim, edhe në momentin e arrestimit”, thanë autoritetet për mediat.

Ushtarakët e stacionit të Nuvolentos e kishin vënë nën vëzhgim prej pak kohësh, duke e ndjekur me agjentë të veshur civilë. Ai u kap në momentin që sapo kishte shitur dozën e radhës për 50 euro, që ishte i skeduar si përdorues.

Në bodrum u gjet edhe një tjetër klient. Gjithashtu karabinierët sekuestruan edhe 900 euro cash, një peshore precize dhe material për paketimin e dozave.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?