Itali-Platforma e naftës Rospomare B, e vendosur afërsisht 10 milje detare nga bregu i Vastos, në detin Adriatik, Itali, u përfshi nga flakët ditën e sotme (22 janar)
Aktualisht nuk ka të lënduar, teksa 26 punëtorë janë evakuuar nga roja bregdetare italiane.
Zjarri është shua rreth orës 18:00 dhe po punohet për pastrimin e zonës raporton La Repubblica, teksa nënvizon se deri më tani nuk ka ndonjë gjurmë ndotjeje në det.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në këtë Platformë e cila operohet nga kompania greke Energean.
Komento