Itali/ Zjarr në një spital në Tivoli, vdesin 4 pacientë! 200 pacientë evakuohen nga godina, mes tyre dhe fëmijë (FOTO+VIDEO)

9 Dhjetor 2023, 07:11| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 07:37

  • Share

ITALI- Një zjarr ka përfshirë spitalin e Tivolit gjatë natës! Si pasojë e tymit kanë humbur jetën 4 pacientë, dy gra dhe dy burra.

Deri tani raportojnë mediat italiane, bëhet e ditur se viktima e parë ka qenë në repartin e Kardiologjisë, e cila është zbuluar gjatë dëbimit nga zjarrfikësit. Dy të tjerë ishin shtruar në repartin mjekësor dhe i katërti mund të ketë vdekur, gjatë zjarrit.

Rreth 200 pacientë u evakuan nga godina. Mes tyre janë 7 fëmijë dhe një grua shtatzënë, si dhe pacientët me Covid që ndodheshin në pavijonin e katit të parë.

Shumë të porsalindur u dërguan në ambulanca dhe pacientë të tjerë në godinën aty pranë, ndërkohë që njëqind e pesëdhjetë shtretër u vendosën përkohësisht në një palestër. 

Flakët mund të kenë nisur në katin e tretë ku ndodhen mbetje speciale dhe ku sipas hipotezave fillestare thuhet se ka shpërthyer një bojler. E sigurt është se nga kati -2 i spitalit flakët kanë mbërritur në urgjencë dhe në reanimacion. 

Repartet e tjera nuk prekeshin, por tymi shumë i dendur pushtoi të gjithë spitalin dhe për këtë arsye ishte i nevojshëm evakuimi i të gjithë strukturës. Hetimet policore do të zbardhin dinamikën e saktë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?