Foto ilustruese

Italia arreston të riun për llogari të Shqipërisë, duhet të vuajë 4 vite burg për falsifikim dokumentesh

5 Mars, 10:05| Përditesimi: 5 Mars, 10:10

  • Share

Rome- Një 34 vjeçar është arrestuar në Itali pasi autoritetet shqiptare kërkuan ekstradmin e tij. Media italiane shkruan se ai u arrestua në apartament në Trastevere, të Italisë.

Pak ditë më parë qeveria shqiptare bëri kërkesën për ekstradimin e 34-vjeçari të dënuar në Shqipëri me 4 vite burg për veprën e falsifikimit të dokumenteve; Pas kësaj, Gjykata e Apelit Leçe ka dhënë masën e sigurimit në burg, duke deleguar për ekzekutimin agjentët e Policisë së Shtetit.

Kërkimet fillestare nuk dhanë rezultat, por, pas një sërë kontrollesh, 34-vjeçari u gjet në shtëpinë e një të njohuri, në një apartament në Trastevere.

Në hetim dhe personi që strehonte të riun, shkruan media italiane. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?