Italia dhe Kroacia barazuan dje 1-1 në Grupin B të Euro 2024. Në duelin e fundit ishin italianët që morën një biletë për në 1/8 e turneut, duke iu falur golit të Zaccagnit në minutën e fundit (90+10).
Për këtë ecuri foli edhe trajneri i të kaltërve, me Luciano Spallettin që tha se Italia besoi deri në fund dhe një gjë e tillë u shpërblye.
“Ne e besuam deri në sekondën e fundit, futbolli është kështu. Ka momente që kthehen në shumë kulminante, siç ka edhe momente të vështira”, theksoi Spalletti.
Kujtojmë se Kroacia shënoi me Modric dhe deri në minutën e fundit Italia rrezikoi të mbetej jashtë Euro 2024, duke shpresuar për një nga katër vendet e treta më të mira, teksa u nderua nga goli i sulmuesit të Lazios. Tanimë në fazën e 1/8 Italia gjen Zvicrën.