Dorian Petoku

Italia dënon me 12 vjet burg Dorian Petokun, mik i “Diabolik”-ut! Kush është shqiptari që sillte tonelata kokaine nga Brazili

7 Korrik 2022, 12:52| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 12:55

  • Share

Dymbëdhjetë vjet burg! Ky është dënimi që ka marrë trafikanti shqiptar i drogës, Dorian Petoku, i njohur për lidhjen e trafikut midis Romës së Veriut dhe Acilisë. Ai menaxhonte një trafik kokaine nga Tirana në Romë, të lidhur me personazhe të krimit. 

30-vjeçari, u ekstradua nga Shqipëria shtatorin e kaluar. Ai u akuzua se kishte furnizuar me  drogë organizatën kriminale të drejtuar fillimisht nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si 'Diabolik' dhe i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, dhe më pas nga ish krahu i tij i djathtë Fabrizio Fabietti, një tjetër trafikant i dënuar së fundmi me tridhjetë vjet burg.

Petoku është cilësuar nga mediat italiane, jo vetëm një trafikant, por 'mbret i trafikut evropian të drogës' dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka "mbytur" Romën me kokainë, marijuanë dhe armë.

Petoku u arrestua në Tiranë në 30 janar të 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali. Petoku, ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”.

Ai kishte për detyrë të ndërmjetësonte çmimin e kokainës, transportimin e saj dhe korruptimin e punonjësve të doganave.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?