Italia dhe 6 vende të BE-së: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deri në mars 2020

19 Nëntor 2019, 14:09| Përditesimi: 19 Nëntor 2019, 14:50

  • Share

Italia dhe gjashtë vende të tjera të Bashkimit Europian kërkojnë nga Komisioni Europian që "të përgatisë konkretisht propozime për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit" të Ballkanit Perëndimor "deri në janar të vitit 2020".

Sipas ANSA, Roma zyrtare, konkretisht Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, dhe gjashtë vende europiane, Austria, Kroacia, Polonia, Republika Çeke, Sllovenia dhe Sllovakia, i kanë dërguar një letër presidentit të ekzekutivit Europian, Jean-Claude Juncker, në të cilën shkruhet: "Është e vërtetë që procesi i pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE po vazhdon ngadalë dhe në mënyrë të parregullt", por procesi "duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme".

Në letër shkruhet gjithashtu se “ata janë të gatshëm për tu angazhuar në mënyrë konstruktive" për të një reformë zgjerimi të BE-së, me qëllim fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë brenda marsit të vitit 2020”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vivifoli: 19/11/2019 16:53

    Rrmofte Birisha q na con n me hene se ne tole na con Monika me llapen e Verit te 21

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?