Italia dhuron skaf për Parkun Detar Karaburun-Sazan, ambasadori Bucci: Mbështesim mbrojtjen e trashëgimisë mjedisore

29 Maj 2020, 19:55| Përditesimi: 29 Maj 2020, 20:13

  • Share

Një skaf i ri u dhurua nga qeveria italiane për parkun detar të Karaburun-Sazanit, për të mbrojtur florën dhe faunën. Ministri Blendi Klosi foli edhe për ligjin e ri të turizmit, i cili nuk është dekretuar nga Presidenti.

Skafi do të patrullojë në parkun detar për të mbrojtur florën dhe faunën si dhe do të përdoret për aktivitete shkencore dhe kërkimore. Me një kapacitet shpejtësie prej 53 milje në orë dhe mundësi për të mbajtur dy barrela, mjeti lundrues mund te ndihmojë dhe në ofrimin e shpejtë dhe të efektshëm te ndihmës së parë mjekësore.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është shprehur se kemi miratuar dy ligje të rëndësishme mbi aktivitet e lundrimit qe i hapin rrugë zhvillimit të ekonomisë blu.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri i pranishëm ne aktivitet, Fabrizio Bucci tha se Italia ka mbështetur vazhdimisht forcimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë mjedisore në Shqipëri dhe angazhimin e institucioneve vendore për të respektuar ligjshmërinë.

"Me 28 Prill, Parku Detar Karaburun Sazan, zona e parë dhe e vetme e Mbrojtur Detare në Shqipëri mbushi 10 vjeç. Italia ka mbështetur vazhdimisht forcimin e mbrojtjes së trashëgimisë mjedisore në Shqipëri dhe angazhimet e institucioneve vendore për të respektuar ligjshmërinë dhe për shërbime më të mira publike. E ka bërë këtë në të kaluarën. Do vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen”, u shpreh ambasadori Bucci.

Ky skaf është dhuruar nga UNDP në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Mbulimit dhe Menaxhimit Efektiv të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare në Shqipëri, faza 2,” i cili financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe zbatohet në partneritet me Ministrinë e Turizmit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?