Kronikë

Italia do të dhurojë 15 milionë vaksina anti-COVID, pjesë e përfituesve edhe Shqipëria e Kosova

23 Gusht 2021, 20:36| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 20:46

  • Share

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio tha se Italia do të dhurojë brenda vitit 2021 rreth 15 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e varfra. Gjatë një takimi në Rimini, Di Maio tha se gjatë javëve të fundit qeveria italiane ka lehtësuar dhurimet e dozave në favor të vendeve në nevojë për vaksina si Shqipëria, Kosova, Libia, Jemeni, Libani e Indonezia.

Sipas Di Maio Italia ka konfirmuar impenjimin e saj për të ndihmuar në shpërndarjen e barabartë të dozave të vaksinës për vendet në nevojë bazuar në programin e Kombeve të Bashkuara COVAX, ku Italia ka kontribuar me mbi 385 milionë Euro në kuadër të këtij programi.

"Italia ka kontribuar në angazhimin e saj për shpërndarjen e drejtë të vaksinave, Facility Covax, me mbi 385 milionë euro . Ne ​​do të dhurojmë 15 milionë doza për vendet më të varfra deri në vitin 2021 dhe, javët e fundit, ne kemi lehtësuar dozat e donacioneve në favor të vendet në nevojë për vaksinë të tilla si Shqipëria, Kosova, Libia, Jemeni, Libani e Indonezia", tha Di Maio .

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë italiane mësohet se janë mbi 42 milionë italianë që e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid, ndërsa të dyja dozat i kanë marrë mbi 14 milionë persona.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?