Kronikë

Italia e kërkon për vjedhje, arrestohet 22-vjeçari në Bulqizë (VIDEO)

22 Gusht, 09:32| Përditesimi: 22 Gusht, 09:42

  • Share

BULQIZË- Një 22-vjeçar i dënuar në Itali është vënë në prangat e Policisë në Bulqizë. 22-vjeçari Klevis Hoxha rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar nga Italia për vjedhje me 9 vite e 3 muaj burg në prill të këtij viti.

“Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi K. H., 22 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, njofton Policia.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?