Foto ilustruese

Italia e kërkonte për drogë, arrestohet në Fier i dyshuari si pjesëtar i një grupi kriminal

19 Shtator, 14:05| Përditesimi: 19 Shtator, 14:13

  • Share

Fier-Një 35 vjeçar i cilësuar si pjesëtar i një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike që vepronte në Itali është arrestuar sot në Fier me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

35-vjeçari, Laurent Bushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Torinos, Itali.

 Ai është arrestuar në fshatin Kashisht.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizata krimimale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, informoi sot policia e Fierit.     

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor të koduar "Para drejtësisë”

Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasin Lauren Bushaj me qëllim ekstradimin në Itali. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?