Policia gjatë një arrestimi

Bota

Italia e kërkonte prej 16 vitesh si kreun e grupit të trafikut të drogës në Napoli, 57-vjeçari me dy identitete kapet i fshehur në Lushnjë! Do ekstradohet, i dënuar me 24 vite burg (EMRAT)

30 Prill, 18:17| Përditesimi: 30 Prill, 19:12

  • Share

Itali- Një 57-vjeçar me dy identitete është arrestuar në Lushnjë (Fier) pas bashkëpunimit të policisë italiane dhe asaj shqiptare, teksa kërkohej prej 16 vitesh si drejtues i një organizate kriminale të narkotrafikut në Caserta të Napolit.

I arrestuari është Bardhyl Haxhiu, allias Fatbardh Haxhiu, i dënuar në mungesë me 24 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge. Lajmin e konfirmoi sot (30 prill) edhe Policia e Shtetit, pas finalizimit të operacionit të koduar "Operacionalja 42".

Burri kishte qenë në arrati që nga viti 2008 dhe ishte marrësi i një urdhri për zbatimin e dënimit të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Napolit.

“Sipas asaj që u konstatua gjatë hetimeve, Haxhiu dyshohet se ishte pjesë e një organizate kriminale aktive midis provincave të Napolit dhe Kazertës, e dedikuar për importimin e heroinës nga jashtë. Brenda grupit, burri konsiderohej kontakti kryesor për hyrjen në Itali të dërgesave të mëdha të drogës, për sasi që tejkalonin edhe 130 kilogramë”, informon media italiane.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit midis njësisë hetimore të Karabinierëve të Napolit dhe autoriteteve policore shqiptare, mbi bazën e kërkimeve ndërkombëtare të aktivizuara nga Prokuroria e Përgjithshme e Napolit. 

Ai aktualisht po mbahet në burg në Shqipëri, në pritje të procedurave të ekstradimit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 42”. I dënuar nga autoritetet italiane, me 24 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Lushnjë, 57-vjeçari.  
 
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 42”, lokalizuan në Lushnjë, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç, banues në Lushnjë.  
 
Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për veprën penale "Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15-130 kg, në Caserta, Itali. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?