Foto ilustruese

Bota

Italia e kishte dëbuar pas dënimit, ‘skifteri’ 26-vjeçari shqiptar kthehet ilegalisht dhe kapet përsëri në aksion plaçkitjesh

31 Janar, 07:58| Përditesimi: 31 Janar, 08:06

  • Share

Itali- Policia italiane arrestoi një 26-vjeçar shqiptar të akuzuar për plaçkitje banesash dhe me precedentë të mëparshëm penalë për këtë krim.

Madje ndaj tij kishte pasur edhe një dënim tre vite më parë, ku pas procesit gjyqësor kishte pranuar që të dëbohej nga Italia për të mos u kthyer më.

Por efektivët janë surprizuar gjatë operacionit të fundit në Pavia, ku pas kapjes së shqiptarit, zbuluan se ai ishte rikthyer fshehurazi për të bërë përsëri punën e ‘skifterit’.

Gjatë ndërhyrjes operacionale u konstatua vetëm 26-vjeçari, teksa po verifikohet nëse është pjesë e ndonjë grupi të organizuar hajdutësh, informon media italiane.

I riu ishte dënuar në vitin 2022 dhe kishte pranuar riatdhesimin e detyruar, por ishte kthyer fshehurazi në qytet dhe tani rrezikon që t’i rëndohet dënimi si përsëritës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?