Karabinierët e Chieti, gjatë një aksioni

Bota

Italia e kishte dëbuar prej vitit 2022, shqiptari arrestohet për herë të dytë, hyri ilegalisht

8 Mars, 15:22| Përditesimi: 8 Mars, 15:26

  • Share

Itali- Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua në Chieti Scalo të Italisë, pasi akuzohet se shpërfilli dekretin e dëbimit në lidhje me të, i lëshuar në muajin dhjetor të vitit 2022.

Identifikimi i tij u bë gjatë kontrollit në bordin e një makine në Abruzzo, teksa udhëtonte së bashku me një bashkatdhetar dhe u gjet si person i parregullt në territorin italian.

Urdhri i dëbimit, i vlefshëm deri në vitin 2026, e detyroi atë të largohej nga vendi, por burri kishte rihyrë ilegalisht në Itali, duke shkelur kështu rregullat në fuqi për emigrantët.

I arrestuar menjëherë në flagrancë, arresti u vërtetua gjatë ditës së sotme (8 mars) me gjykim të shkurtuar, për vendosjen e masës së sigurimit ndaj tij dhe në pritje të seancës së radhës, për kalimin e paligjshëm të kufirit dhe thyerje të urdhrit të dëbimit, informon media italiane.

Gjatë seancës dëgjimore do të kryhen edhe procedurat e nevojshme për ridëbimin e 32-vjeçarit, i cili do të duhet të largohet sa më shpejt nga Italia.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?