Gennaro Gattuso duke ngritur trofeun e Kupës së Botës me Italinë në 2006

Sport

Italia e re merr formë, Gattuso në stol me Bonuccin! Prandelli drejtor teknik

13 Qershor, 15:27| Përditesimi: 13 Qershor, 15:36

  • Share

Këto janë ditët e Italisë së Gennaro Gattuso. Zgjedhja për trajnerin e ri të kombëtares së kaltër duket se po drejtohet gjithnjë e më shumë drejt ish-mesfushorit të Milanit. Dje Rinno bëri lëvizjen vendimtare para Cannavaros dhe De Rossit, "djemtë e tjerë të vitit 2006" në garën për stolin e kaltër.

Gattuso, ish trajneri i Hajduk Split u kthye në Marbella këtë mëngjes, por nga ajo që po shkruajnë mediet në Itali, negociatat me Federatën duket se janë duke u zhvilluar mirë. Do të duhet ende një takim përfundimtar për të sqaruar detajet e fundit dhe për të vënë firmat në një marrëveshje që në parim është gjetur tashmë dhe duhet ta çojë Gattuson të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me një opsion qëndrimi në rast kualifikimi për Kupën e Botës. Njoftimi mund të bëhet në ditët e para të javës së ardhshme.

BONUCCI NË STAF

Gjatë diskutimeve midis Gattusos, Gravinës dhe Buffon, u fol edhe për stafin që do të shoqërojë trajnerin në aventurën e tij në stolin e Italisë. Trajneri synon të sjellë në ekipin e kaltër asistentët që e kanë ndjekur gjithmonë gjatë karrierës së tij si trajner, por, në marrëveshje me presidentin e FIGC, do të ketë një shtesë; Leonardo Bonucci.

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Juventusit është bërë së fundmi asistent i kombëtares së Italisë nën 20 vjeç të Bernardo Corradi. Megjithatë, me largimin e afërt të Corradit në stafin e Max Allegrit te Milani, Leo do të ishte i lirë t'i bashkohej Gattusos në stolin e ekipit kombëtar të të rriturve.

PRANDELLI DREJTOR TEKNIK

Gattuso dhe Bonucci nuk janë të vetmit të sapoardhur për ekipin kombëtar. Përveç trajnerit dhe asistentëve të tij, Italia do të jetë në gjendje të mbështetet te një figurë që i ka munguar organikës së ekipit për një kohë të gjatë, drejtori teknik. Për këtë pozicion, vëmendja është gjithnjë e më shumë te Cesare Prandelli. 

Në fund të marsit, ish-trajneri ishte lidhur tashmë me Italinë si një drejtor teknik i mundshëm përpara se FIGC të mohonte gjithçka. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe ish-trajneri i Fiorentinës është vërtet një hap larg rikthimit te ekipi i kaltër 11 vjet pas herës së fundit.

Për të, Federata ka menduar për një rol si vëzhgues talentesh, veçanërisht në ekipin U-21. Prandelli do të duhet të koordinojë sektorin teknik, sektorin e të rinjve dhe atë të shkollave, qendrat federale dhe Club Italia. Ai do të punojë ngushtë me Maurizio Viscidin, koordinatorin e ekipeve kombëtare të të rinjve, natyrisht duke ndërvepruar me Gattuson.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?