Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe ai italian (CONI) kanë firmosur një marrëveshje për eksperizë në fushën e sportit. Për herë të parë në histori, Shqipërinë e vizitoi Giovanni Malago, kreu i CONI-t.
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe ai i CONI, Malago kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, ku Italia do ofrojë një ekspertizë të nivelit të lartë në ndihmë të kualifikimit të trajnerëve, ngritjen e kampeve sportive, promovimin e lëvizjeve olimpike si dhe mbështetjen në fushën e mjekësisë sportive.
Në vizitën e tij në Parkun Olimpik, presidenti Malago, që shoqërohej edhe nga Drejtori i Komunikimit Danilo di Tommaso u njoh edhe me projektet e rëndësishme që Komiteti Olimpik Shqiptar ka ndërmarrë nga masivizimi i sportit në shkolla, synimi për të afruar sa më tepër njerëz në aktivitete si edhe projektet për ndërtimin e infrastrukturave që do të ndihmojnë në rritjen e kampionëve të rinj, si edhe tek organizimi i Lojërave Olimpike të Europës Juglindore.
Kreu i CONI u takua edhe me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
..Molto bebe,zgjeroheheni në anën tjetër aty Poshtë Digës së Liqenit Artificial Parkun Olimpik..,.me Një Shkollë a Akademi Trajnerësh e Fushë si në Coverçano të Firences...!
Përgjigju