Foto ilustruese

Bota

Italia ekstradon nga Dubai një tjetër shqiptar, 44-vjeçari drejtonte organizatën e narkotrafikut në Breshia, i shpëtoi operacionit ‘Tornado’

9 Korrik, 20:07| Përditesimi: 9 Korrik, 20:11

  • Share

Itali- Një 44-vjeçar shqiptar i shumkërkuar si drejtues i një organizatë të trafikut ndërkombëtar të drogës është ekstraduar së fundmi nga Dubai për në Itali, për llogari të drejtësisë së vendit fqinj.

Operacioni i arrestimit dhe ekstradimit të tij është koduar “Torndao”, teksa u zbrit me pranga në duar në aeroportin e Fiumicinos në Romë nga agjentët e Interpol Romës, që udhëtuan deri në Emiratet e Bashkuara Arabe për ta marrë në dorëzim.

Ai ishte në kërkim prej vitit të kaluar, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Breshias, në kuadër të operacionit të Guardia di Financa.

Hetuesit besojnë se 44-vjeçari është një nga udhëheqësit kryesorë të një organizate kriminale të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës

“Pasi rindërtoi arratisjen e të arratisurit jashtë vendit, Guardia di Finanza (Policia e Karburantit) e Njësisë PEF – GICO, seksioni GOA i Brescias, aktivizoi menjëherë Shërbimin e Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, me mbështetjen e Ekspertit të Sigurisë të vendosur në Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe)”, njofton policia italiane.

Dhe pas marrëveshjes me Emiratet, u bë ekstradimi i tij nga Dubai më 4 korrik dhe u vendos në paraburgim, në Burgun e Breshias, në pritje të veprimeve të prokurorisë, informon media.

Në fillim të muajit qershor u arrestua dhe ekstradua po nga Dubai për llogari të Italisë dhe Prokurorisë së Milanos, një tjetër shqiptar, Fatjon Gjonaj, edhe ky i kërkuar si pjesë e një organizate të gjerë narkotrafiku në zonën e Lombardisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?