Bota

Italia feston sot 75 vjetorin e Republikës, nën masa të shumta kufizuese për shkak të COVID-19!

2 Qershor 2021, 09:33| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 09:36

  • Share

Ditën e sotme Italia feston 75 vjetorin e Republikës pasi midis datës 2 dhe 3 Qershor 1946, u mbajt referendumi me të cilin Italianët, pas 85 viteve të mbretërimit të dinastisë Savoy ata zgjodhën ta bënin Italinë një republikë kushtetuese, duke shfuqizuar monarkinë. Me pak fjalë, është ditëlindja e Republikës!

Kjo ditë është shoqërua përherë me festime të shumta që nga viti 1948, ku çdo vit në Via dei Fori Imperiali, në Romë mbahet një paradë ushtarake për nder të Republikës. Edhe pse vit pas viti, edhe për shkak të kostove ekonomike dhe frikës se parakalimi I disa regjimenteve mund të shkaktojë dëmtime në objektet antike disa departamente të forcave të armatosura nuk parakalojnë më.

Ceremonia e tanishme parashikon vendosjen e një kurore dafine te Ushtari i Panjohur , simbol i të gjithë atyre që vdiqën në luftë dhe që identiteti i tyre nuk u bë kurrë I njohur. Në vijim, një paradë ushtarake në prani të  zyrtarëve më të lartë të shtetit .

Sidoqoftë, një nga momentet më spektakolare të paradës mbetet ai i performancës së Frecce Tricolori: dhjetë aeroplanë, nëntë prej të cilëve në ekip unison  dhe një solo, që përbëjnë ekipin më të madh aerobatik në botë.

Protokolli tradicional parashikon që  festimet të vazhdojnë pasdite me hapjen për publikun e Kopshteve të pallatit Quirinale, selia e Presidencës së Republikës Italiane, me koncerte nga bendet e Ushtrisë Italiane, Marinës Italiane, Forcat Ajrore Italiane, Karabinierët, Policia e Shtetit, Guardia di Finanza, Korpuset e Policisë së Burgjeve dhe Korpuset e Pyjeve të Shtetit.

Megjithatë për shkak të COVID-19, edhe këtë vit njëjtë si një vit më parë nuk do të ketë ceremoni me grumbullime të mëdha  dhe ceremonitë do të reduktohen në minimum.

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella , pasi të vendosë kurorën përkujtimore në Altar, nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake por fluturimi i Frecce Tricolori do të mbahet.


Lajmi kryesor:

Sot ditëlindja e Italisë moderne, 75 vite republikë! Në ‘Sheshin Italia’ vendoset simboli i një fillimi të ri, Bucci: Kujtojmë gjithmonë ngrohtësinë e bujarinë e Shqipërisë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?