Roberto Mancini dhe Mateo Retegui

Italia forcohet me një argjentinas, Mancini: Na tha menjëherë 'po'

15 Mars 2023, 22:18| Përditesimi: 15 Mars 2023, 22:19

  • Share

Kombëtarja italiane po mendon të përforcojë skuadrën me elementë të rinj. Trajneri i të kaltërve, Roberto Mancini ka treguar se emri i ri që do i shtohet kombëtares së futbollit është Mateo Retegui. I lindur në Argjentinë dhe origjinë italiane, sulmuesi 23-vjeçar po shkëlqen me Tigres dhe është i huazuar nga Boca Juniors.

Autori i gjashtë golave sezonalë me skuadrën argjentinase, ka pranuar ftesën e Roberto Mancinit për të garuar me katër herë Kampionët e Botës. Një gjë të tillë e konfirmoi vetë tekniku i Italisë.

“Reteguin e ndjekim prej kohësh. Ai ka cilësi që neve na mungojnë. Menduam se nuk do të pranonte të vinte tek Italia. Por, ai kthehu menjëherë përgjigje pozitive”, deklaroi Mancini.

Italia nis në 26 mars eliminatoret e Euro 2024. Të kaltrit presin Anglinë në “Diego Maradona”. Tri ditë më vonë do të sfidojnë Maltën në transfertë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?