Bota

Italia fundos forcat populiste: Qendra e majtë fiton 5 qytetet kryesore

19 Tetor 2021, 01:13| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 01:16

  • Share

Ditët e populizmit si mekanizëm për të qeverisur duket se po mbarojnë kudo në zgjedhjet që zhvillohen nga SHBA në Europë.

Pas Trump që humbi vjet zgjedhjet presidenciale në SHBA, tashmë ajo lëvizje po përhapet në të gjithë Europën.

Dje dhe sot Italia, vendi i tretë më i fuqishëm në BE ka zhvilluar një test të rëndësishëm elektoral, në të cilin kanë humbur si populistët e djathtë të Lega-s së Matteo Salvinit, ashtu edhe populistët e Lëvizjes 5 Yje. Pesë qytetet e mëdha të vendit: Roma, Milano, Torino, Napoli e Bologna janë fituar nga kandidatët e qendrës së majtë, koalicion që është udhëhequr nga Partia Demokratike.

Kreu i partisë që është anëtare e PSE-së, Enrico Letta, ka deklaruar se fitorja e së majtës nuk është demonstruar vetëm në bashkitë e mëdha, por edhe në qytete më të vogla por të rëndësoshme si Lattina në Lazio(qytet i ndërtuar në kohën e fashizmit dhe bastion i së djathtës), Cosenca në Calabria etj, që janë fituar nga e majta.

Ndërkaq, i vetmi ngushëllim i së djathtës është qyteti i Triestes që është fituar nga kandidati i Lega-s së Salvinit.

Vetë kreu i forcës politike politike të së djathtës nuk e ka pranuar humbjen, duke deklaruar se ata që kanë votuar janë një minorancë, ku i është referuar numrit të pjesmarrjes.

Duhet thënë se një rigjallërim i partive të qendrës së majtë dhe fundosja e populistëve ka ardhur pas instaalimit të qeverisë së Mario Draghit në Itali, i cili ka ndarë 200 miliardë euro që ju dhanë nga Bashkimi Europian.

Draghi qeveris me një qeveri gjysëm e eksperte e gjysëm politike ku marrin pjesë të gjitha forcat politike nga e majta në të djathtë.

Megjithatë, rezultati më i rëndësishëm që duket se ka ndikuar është lufta ndaj pandemisë dhe ndihma ndaj qytetarëve e biznesit.

Në Itali janë vaksinuar 95% të popullsisë, një shifër rekord në Europë, e ku ende vendi s’është hapur. Partitë që humbën zgjedhjet tentuan të bëjnë një fushatë kundër Green Pass, por ishte shumë komike, pasi në autobusët që thirrnin mbështetësit, kërkonin që të jenë të vaksinuar.

Si rezultante, Italia sot po shikon një numër të ulët si infektimesh me Covid e si vdekjesh. Ndryshe nga Shqipëria që po pëson një rritje të numrit, pikërisht se rreth 35% e popullsisë tek ne nuk do të vaksinohet, pasi e konsideron vaksinën si instrument politik…/Tema

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?