Ekipi i Spanjës

Italia i jep 'asist' Shqipërisë, lojtari më i mirë i Spanjës mungon kundër kuqezinjve

20 Qershor, 22:08| Përditesimi: 20 Qershor, 22:15

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të mirë. Ylli i Spanjës, Rodri (Manchester City) nuk do mundet të jetë i gatshëm për iberikët të hënën, kur Spanja të ketë përballë Shqipërinë në Dusseldorf, me sfidën që vlen për raundin e tretë në Grupin B të Euro 2024.

Mesfushori Rodri këtë të enjte u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen kundër Italisë. Ky ishte i verdhi i dytë për të në dy ndeshjet e grupeve të luajtura deri tani dhe sipas rregullave të UEFA-s nuk do jetë në ndeshjen e radhës. Rodri është ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit të UEFA.

Të hënë në 21:00 luhet Shqipëri - Spanjë në Dusseldorf.

Rodry

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?