Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar qeverinë se nuk po mbështet sa duhet fermerët shqiptarë dhe se nuk ka treguar interes për të shitur vajin e ullirit shqiptar në Itali. Nëpërmjet një postimi në facebook, Sula tha se pavarësisht se kërkesa që Italia kishte për ullinjtë dhe vajin e ullirit që prodhohet në Shqipëri, qeveria nuk ka pasur angazhimin maksimal.
“Italia paska shprehur interes për ullirin dhe vajin e ullirit nga Shqipëria, por qeveria jonë se ka mëndjen të ndihmojë fermerët tanë. Pas ngritjes së shqetësimit për të disatën herë të Hënën në Parlament për prodhimin vendas, e më konkretisht për ullinjt dhe vajin që po prodhojnë fermerët e Peqinit, Belshit dhe gjithë jugun e Shqipërisë, shoh një angazhim minimalist. Ministrja e Bujqësisë paskësh qenë në Itali ku është takuar me homologun e saj. Sipas njoftimit që ka shpërndare vetë, thot se grumbulluesit shqiptarë do të çojnë ullinj dhe vaj ulliri në Itali, ndërsa Italia do të sjellë pajisjet për fabrikat këtu”-shprehet Sula.
Sipas tij, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nuk duhet të kujtohet në mesin e sezonit për këto çështje duke bërë sikur interesohet për fermerët shqiptarë.
“Ndonëse edhe në këtë rast qeveria duket se ka për qëllim kryesor pasurimin e miqve të saj grosistë, sinjali pozitiv është se ka një dritare ku të shkojë vaji Shqiptar. Por është neglizhenca dhe mungesa e vëmendjes së qeverisë ndaj njerëzve të thjeshtë, ndaj njerëzve të ndershëm që punojnë ajo që bëri që shumica e prodhimit të këtij viti të të mbes stok pa shitur. Nuk mund të kujtohet ministrja në mes të sezonit dhe të bëj gjoja sikur interesohet për një gjë të tillë”-shton deputeti.
Ndërkaq për Ditën e Rinisë, Sula ka bërë thirrje që qeveria t’u japë ndihmë fermerëve shqiptarë sepse kështu të rinjtë do të qëndronin në Shqipëri për të zhvilluar më tej produktet dhe nuk do tentonin të kalonin me gomone në kanalin La Mansh.
“Në këtë 8 Dhjetor, dua të përsëris thirrjen time ndaj pushtetarëve që të kthejnë vëmendjen nga qytetarët e thjeshtë. Nëse do jepet ndihma minimale ndaj fermerëve shqiptar, të rinjtë dhe të rejat shqiptare nuk do ikin në mbarë botën dhe të rrezikonin jetën në Kanalin e Lamanshit, por do të qëndrojnë këtu dhe do të çojnë lartë brandet dhe produktet shqiptare”-përfundoi Sula.
Në seancën parlamentare të 5 dhjetorit, deputeti ka mbërritur në Kuvend me një thes me ullinj me vete, sipas tij në një formë proteste ndaj mungesës së ndihmës së shtetit ndaj fermerëve shqiptarë.
Dicka nuk shkon ketu!Italia eshte nje nga eksportuesit me te medhenj ne bote te vajit dhe na paska nevoje per vajin shqiptar?! Nje pyetje kam per Sulen:A mund te jape info.sa eshte cmimi mesatar ne tregun boteror i vajit te ullirit te shitur nga Shqiperia dhe sa e shet Italia?
PërgjigjuPolitika ështē nji lojë që jo të gjithë din ta luajnë,dhe ti ,po kerkon te luash por....,ne Itali qeverrisia ndryshojë,dhe çdo qeverri ka programin e vet,ajo e para mbase nuk kishte interes per prodhimet shqiptare,kjo e tanishmja shpresojme qe te ket ,dhe do te jet mirë për te dy palët.
Përgjigju