Ekipi kombëtar i volejbollit italian ka bërë historinë duke u shpallur kampione bote pas 23 vitesh. Axurret mposhtën Turqinë 3-2 në finale, ndërsa Alessia Orro u shpall lojtarja më e mirë e turneut.
"Ishim të lodhura, pak të shkëputura nga njëra-tjetra. Po e mbyllim këtë verë me rezultate të larta”, tha Orro menjëherë pas ndeshjes.
Presidenti Sergio Mattarella uroi ekipin e vajzave për fitoren dhe i ftoi sportistet në Pallatin Quirinale.
"Ekipi italian i volejbollit për femra po shkruan historinë”, shkruajti nga ana tjetër kryeministrja e vendit, Giorgia Meloni.
Komente
