Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio

Italia më në fund bie në duart e populizmit

11 Maj 2018, 15:12| Përditesimi: 11 Maj 2018, 15:19

  • Share

Nga Alessandra Migliaccio dhe Ben Sills

(Agjencia Bloomberg)

Së pari erdhi Brexit, pastaj Donald Trump dhe tani rebelimi nga votuesit e zemëruar ka realizuar goditjen e tij më të madhe në Evropën kontinentale. Italia, anëtari më borxhli i eurozonës që arriti të shmangë bllokimin financiar gjatë krizës evropiane të borxheve, u është nënshtruar forcave të nacionalizmit dhe proteksionizmit, që u shfaqën gjatë dy viteve të fundit si kërcënimi më i madh për rendin politik. Përpjekjet për të formuar një koalicion të gjerë për të zbutur fuqinë e Lëvizjes anti-establishment "Pesë yjet" dështuan këtë javë dhe kreu 31-vjeçar i partisë Luigi Di Maio kaloi të enjten në mëngjes duke hartuar plane për një aleancë qeverisëse me kolegun që ka braktisur univesritetin Matteo Salvini, 45 vjeç, të Legës kundër emigrantëve.

Çështje të rëndësishme ende duhet të zgjidhen, ku kryesorja është se kush do të jetë kryeministër. Megjithatë, ata janë në rrugën e duhur për ta kthyer Italinë në vendin më të madh ku krijohet një qeveri populiste që kur ajo formoi pararendësin e Bashkimit Evropian me pesë vende të tjera pothuajse 70 vjet më parë. Ndërsa Franca, Gjermania dhe Holanda zgjodhën një rrugë të ndryshme në vota vitin e kaluar, Italia gjithmonë ka mbetur një rrezik. "Italia është një zile alarmi që tregon se populizmi është i shëndoshë e mirë", tha Federico Santi, analist politik në Euroasia Group në Londër. "Pas zgjedhjeve franceze, pati një valë të madhe optimizmi, por e vërteta është se problemi nuk ishte larguar përfundimisht".

Salvini dhe Di Maio po kërkojnë afat deri të hënën për të përfunduar planin e tyre për të formuar një qeveri në Romë. Ata ende duhet të pajtohen për premtimin e Legës për një taksë të sheshtë 15 për qind për individët dhe bizneset, ndërsa Pesë Yjet kanë ofruar të ardhurat e qytetarisë për italianët e varfër. Të dy palët duan të anulojnë reformën e pensioneve që ndihmoi në krizën e borxhit, por që mërzitën shumë votues.

Deputeti i Legës Guglielmo Picchi tha se ai pret që pakësimi i imigracionit, shkurtimet e taksave dhe "një qëndrim më këmbëngulës" ndaj BE-së, të jenë çështjet kryesore të partisë së tij në bisedimet me Pesë Yjet. "Vështirësia në bisedime nuk është tek ajo se kush i bën ato, duke të bien dakord për prioritetet," tha Picchi, 45 vjeç, një ish-bankier i investimeve Barclays Capital, në një intervistë. "Duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me të ardhurat qytetare të Pesë Yjeve, Italia nuk mund t’u hedhë para’ njerëzve"

Shkurtimi i taksave për të nxitur rritjen ekonomike është një përpjekje e rrezikshme për një vend me financat e brishta si Italia. Mund të vijë shpejt një rritje në kostot e huamarrjes, ose ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe borxhi i vendit mund të fillojë përsëri spiralizimin, thotë Stephanie Flanders, kreu i Bloomberg Economics.

Borxhi i Italisë është ende 30 për qind më i madh se tërë prodhimi i brendshëm i saj, borxhi më i madh publik në Evropë pas Greqisë dhe qeveria e re do të merrte detyrën me dy premtime me faturë të rëndë financiare. "Italia nuk është shumë më larg një krize borxhi nga ç’ishte pesë vjet më parë," tha Flanders. "Rruga më shkurtër për një krizë tjetër të Eurozonës ende kalon përmes Romës".

Në Itali kohët e fundit ekonomia po ringjallet. Ajo po përjeton rritjen më të mirë në më shumë se gjashtë vjet, pavarësisht nga disa shenja të dobësisë. Italia ka bërë progres edhe në adresimin e malit të kredive të këqija në sistemin e saj bankar që nga viti 2016. "Nëse duhej të zgjidhet një moment për të pasur një krizë politike, ky është më i keqi", tha John Normand, kreu i strategjive në JPMorgan Chase & Co., në një intervistë televizive. Në fakt, klasa politike e Italisë është marrë për dekada të tëra me rrogat e ngrira dhe ndërmarrjet e bllokuara. Liderët e njëpasnjëshëm nuk arritën t'i bindnin votuesit se receta evropiane e tregjeve të lira dhe e kufijve të hapur mund të kthejnë gjërat në favor të tyre. Një seri marrëveshjesh të kulisave politike dhe rritja e imigracionit nxitën ndjenjën e zemërimit në vitet e fundit.

Rendi i vjetër u shpërbë në zgjedhjet e marsit. Partia Demokratike e Renzit që po largohej pësoi rezultatin më të keq ndonjëherë. Silvio Berluskoni, 81 vjeç, u eklipsua si drejtues i qendrës së djathtë nga Lega më e fortë. Pesë Yjet u bë partia e vetme më e madhe. Situata u shfrytëzua nga dy grupet populiste. Përballë kërcënimit me një zgjedhje të përsëritur, që do ta shkatërronte partinë e tij, Berlusconi të mërkurën e liroi Salvinin nga detyrimet e mëparshme të qendrës së djathtë, duke hapur rrugën për një aleancë me Pesë Yjet.

Megjithatë, Pesë Yjet janë tani ndryshe nga ç’ishin dy vjet më parë. Që nga marrja e postit drejtues prej themeluesit të saj, komedianit Beppe Grillo, Di Maio është përpjekur t’i moderojë politikat e partisë dhe ta zgjerojë bazën e saj. Më e rëndësishmja është se ai nuk e ka përmendur më referendumin për daljen nga eurozona, që e bëri aq shpërthyese fushatën e Le Penit në Francë.

Mënyra se si do të reagojë BE-ja do të jetë vendimtare. Ajo ndodhet në mes të procedurave të divorcit, pasi vota e Britanisë që vendi të largohet nga BE, e qershorit 2016, u pasua nga ngritja e kokës e nacionalistëve në Lindje, të inkurajuar nga zgjedhja e Trumpit si president i SHBA pesë muaj më vonë. "Ata janë tashmë në telashe dhe nuk ka një plan se çfarë do të bëjë me Italinë në nivel evropian", tha Megan Greene, kryeekonomist në Manulife Asset Management. "Nëse do të ketë përplasje të qeverisë italiane me Brukselin, mund të presim përsëri thirrje që Italia do të ishte më mirë të nxirrej jashtë Eurozonës”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?