Qeveria italiane miraton marrëveshjen për emigrantët! Në Shqipëri ata që shpëtohen në ujrat jashtë BE! Tajani: Kostot vjetore, më pak se 200 mln euro

5 Dhjetor 2023, 18:53| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 02:09

  • Share

Këshilli i Ministrave të Italisë miratoi pasditen e sotme (5 dhjetor 2023) marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët që u firmos nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama më 6 nëntor në Romë

Marrëveshja ka të bëjë me strehimin e emigrantëve në Shqipëri përmes dy qendrave; ajo e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër. Nuk ka një kosto reale në projektligjin për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri, që mori dritën jeshile në mbledhjen e ekzekutivit italian, shkruan La Repubblica. ( Ndërkohë teknikët e ministrive kanë vlerësuar të paktën 100 milionë euro për vitin 2024 dhe 50 milionë euro për secilin vit tjetër për katër vjet)

Në kapitullin kushtuar tarifave financiare, parashikimet e shpenzimeve të përmendura në mënyrë të detajuar arrijnë në rreth 60 milionë euro por lista përfundon me krijimin e një fondi me një përmbajtje të paspecifikuar për ato që përkufizohen si “pagesat e mbetura të protokollit”. Prandaj është i destinuar të rritet më tej, sepse nuk përmenden kostot e transfertave në anije dhe shpenzimet e menaxhimit, shkruan La Repubblica, citon shqiptarja.com

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se kostot e marrëveshjes janë më pak se 200 milionë euro dhe fondet do të shpenzohen efektivisht për të luftuar emigracionin e parregullt dhe janë shumë më pak se ato të sekuestruara nga Policia Financiare për keqpërdorim të superbonusit". Nga ana e saj opozita sulmon: "Këtu nis llogaritja e kostove" 

"Në tryezën e Këshillit të Ministrave është një vlerësim i parë që parashikon se do të nevojiten qindra miliona euro - thotë Matteo Mauri i Partisë Demokratik - Para që hidhen - thënë shkoqur - në kosh. Që mund të kurseheshin duke shmangur një operacion të pastër propagandistik nga një qeveri që duhet të përballet me dështimin e bujshëm të menaxhimit të emigracionit.Të bësh në Shqipëri atë që duhet bërë në Itali nuk zgjidh asnjë problem dhe kushton, siç është e qartë, shumë më tepër”.

Në Shqipëri emigrantë që shpëtohen vetëm në ujrat ekstraeuropianë

Sipas protokollit në Shqipëri do të vendosen vetëm ata emigrantë që do të shpëtohen jashtë ujrave territorialë italianë dhe europianë, pra përtej ujrave malteze. E gjithë kjo për të parandaluar përplasjen me të drejtën europiane që padyshim zbatohet vetëm në territorin apo detin europian.

Një detaj domethënës sepse do të detyrojë rojet bregdetare apo mjetet e marinës italiane të shkojnë shumë më larg nga brigjet tona për operacione shpëtimi, diçka që nuk ka ndodhur prej shumë vitesh, shkruan la Repubblica, citon shqiptarja.com

Ndërsa agjencia italiane e lajmeve Ansa shkruan 'projekti i paprecedentë do të vijojë të përballet me të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare. E vetmja këshillë që ka ardhur nga Brukseli specifikon rëndësinë e “vendit ku do të operojnë anijet” , nëse shpëtimi i emigrantëve do të bëhet në ujërat ndërkombëtare. Në këtë rast e drejta e azilit komunitar nuk zbatohet dhe Italia ka të drejtë t’i çojë këta persona në një vend tjetër.

Që ky protokoll të funksionojë do të angazhojë 135 punonjës, të cilët do të jenë zyrtarë të komisioneve territoriale, gjyqtarë, zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë, mjekë e infermierë të cilët do të zgjidhen me konkurs.

Emigrantët në videokonferencë, juridiksion i Gjykatës së Romës 

Gjykata e Romës është caktuar të ketë juridiksion mbi procedurat për kërkesat e emigrantëve për azil. Emigrantët do të kenë garantuar të drejtën e mbrojtjes duke u takuar me avokatët e tyre nëpërmjet videokonferencës online. Në të njëjtën mënyrë ata do të dalin para gjyqtarëve për vërtetimin e urdhrit të paraburgimit apo për çdo ankim.

Pas aprovimit nga qeveria italiane, drafti do të kalojë në Parlament për miratim. Edhe qeveria shqiptare e ka miratuar draftin nga ana e saj dhe e ka dërguar në Parlament duke planifikuar shqyrtimin e saj në seancën e 21 dhjetorit.     

Çfarë përmban marrëveshja

Lezha është qyteti ku pritet të strehohen përkohësisht emigrantët dhe është zgjedhur si vendi më i përshtatshëm edhe për shkak të terrenit ku kjo qendër do vendoset në krah të repartit ushtarak pranë aeroportit të Gjadrit.

Rreth 30 milionë euro do të duhet të ndahen për ndërtimin e dy strukturave në portin e Shëngjinit, pranë Barit, dhe në zonën e Gjadrit, 20 kilometra në brendësi të tokës, të konsideruara si “zona kufitare apo tranzite”, shkruan Ansa.

Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit dhe do të krijojë një qendër pritjeje dhe depistimi të parë. Parashikohet që kjo qendër të ketë një perimetër afërsisht 240 metra, me një gardh të jashtëm 4 metra. Tjetra do të jetë një qendër paraburgimi për riatdhesimin, ku do të verifikohen kushtet për mbrojtjen ndërkombëtare dhe riatdhesimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Itali.

Pritja dhe akomodimi i emigrantëve në kuadër të marrveshjes së Shqipërisë me Italinë është planifikuar të bëhet në një sipërfaqe toke prej 77 700m2 në Gjadër. 

Brenda do të zbatohet juridiksioni italian: autoritetet referuese do të jenë Prefektura dhe kuestura e Policisë së Romës. dhe priten amendamente të reja (deri në 5) specifike të Komisionit Territorial për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare. Gjykata në Romë do të jenë përgjegjëse për apelimet e emigrantëve të ndaluar dhe në rast krimesh, gjykata ndërhyn pa pasur nevojë për një letërporosi, me seanca dëgjimore në distancë dhe struktura ad hoc për mbajtjen e mundshëm paraprak. Dispozitat e projektligjit garantojnë migrantët "respektimin e të gjitha të drejtave të parashikuara nga rregulloret e përgjithshme (italiane dhe evropiane) për këtë çështje", shpjegohet në njoftimin për shtyp nga Palazzo Chigi. 

Përgjegjësi i strukturës ka përgjegjësinë të garantojë ushtrimin në kohë dhe të plotë të së drejtës së mbrojtjes së emigrantit, duke i garantuar gjithashtu këtij të fundit të drejtën për t'u konsultuar në mënyrë konfidenciale me avokatin e tij duke përdorur metoda audiovizive. Në të njëjtën mënyrë mbrojtësi do të marrë pjesë në seanca. Shkëmbimi i dokumenteve do të bëhet me postë të certifikuar (PEC).

“Vetëm në raste të jashtëzakonshme”, shpjegohet më tej, është e mundur transferimi i emigrantit nga strukturat shqiptare në të tjera përkatëse në Itali: statusi megjithatë ruhet dhe procedura e nisur vazhdon. “Evropa – nënvizoi ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi – e shikon me favor dhe siç është thënë nuk ka asnjë kundërshtim sipas ligjit ndërkombëtar dhe të drejtës evropiane”.

Sipërfaqja e gjurmës së ndërtimit ku ndodhen 9 objekte të rrënuara është 1936.9m2. Te zona ushtarake, sipërfaqja pjessore që do t’ vendoset  në dispozicion palës italjane është përfshirë dhe sipërfaqja e nevojshme për strukturat e policisë së shtetit. Tokat janë dhe mbeten pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë, duke iu dhënë vetëm në përdorim të përkohshëm autoriteteve italiane.

Sipas protokollit strukturat mund të presin në të njëjtën kohë maksimumi 3 mijë azilkërkues me në një numër total deri në 36 mijë në vit, duke përllogaritur rreth katër javë procedura për secilin emigrant. Personat mund të mbahen në qendrat e pritjes maksimumi 18 muaj ndërsa Italia do të duhet të krijojë një fond garancie si paradhënie rimbursimi për vitin e parë, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, ndërkohë 90 ditëve nga hyrja në fuqi e protokollit, Italia duhet t’i paguajë Shqipërisë një shumë fillestare 16.5 milionë euro.

Marrëveshja parashikohet të zgjasë të paktën 5 vjet, duke e çuar shumën e pagesave në 82 milionë euro e rinovueshme për 5 të tjera, ndërkohë që në llogaritë e shtetit shqiptar duhet të derdhet edhe një fond garancie prej 100 milionë eurosh. Për vitet në vijim, çdo 6 muaj qeveria shqiptare do t’i japë qeverisë italiane listën e shpenzimeve, duke kërkuar rimbursim. Si pjesë e marrëveshjes është edhe përfitimi i miliona eurove nga rreth 500 mijë shqiptarë në Itali përmes pensioneve falë një pakti tjetër që do firmoset mes dy vendeve në fushën e sigurimeve shoqërore.

Pala shqiptare ruan të drejtën që të ripërtërijë ose jo protokollin në fund të afatit pesëvjeçar të saj, si dhe ta zgjidhë/denoncojë atë, por duke lajmëruar 6 muaj më pare para afatit të përfundimit të afatit 5 vjeçar.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Socialistja: 06/12/2023 06:10

    O plera qe e kthyet kete vend ne kosh,o Ram Ik sa me pare. Emigrantet e paligjshem mezi po i mbajne vendet e zhvilluara tani do ti mbakemi ne qe skemi as polici as drejtsi, a pika ty me gjithe kampet e tua

    Përgjigju
  • Llogaritari: 05/12/2023 23:11

    Vetem Shengjini ne nje vit turistik gjiron fitime 400-500 mil € minimumi !

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/12/2023 20:08

    Böleviken e shiti Shqipërin …

    Përgjigju
  • Arben: 05/12/2023 19:23

    Kjo eshte nje fitore e madhe per Shqiperine. Rames i lumte qe e futi Italine ne lojen e vet. Italia paguan, shqiptaret bejne qejf.

    Përgjigju
    • Rama cazzo: 06/12/2023 09:09

      O Arben te vençin cazzon ne goj ata afrikanet qe do vijn

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?