Shqipëria U-16

Italia na shënon pesë gola, kuqezinjtë e vegjël humbasin në 'Air Albania'

21 Shkurt 2023, 20:28
  • Share

Kombëtarja shqiptare U-16 zhvilloi pasditen e së martës takimin e parë miqësor kundër bashkëmoshatarëve italianë në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’. Ky takim i parë mes Shqipërisë dhe Italisë u mbyll me rezultatin 1-5 në favor të të kaltërve U-16.

Trajneri Ervin Bulku hodhi në fushë këtë formacion për Shqipërinë U-16: Alain Taho, Kleo Shpuza, Ergestino Pepnikaj, Renato Halilaj, Jetmir Laze, Mattia Huqi, Eraldo Karaj, Tedi Malaj, Matteo Dashi, Oresti Rifa, Xheto Joi Nuredini.

Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku Bulku kaluan të parët në avantazh me Rifën, i cili mori një top nga mesi i fushës dhe nuk gaboi përballë portës italiane. Epërsia nuk zgjati shumë për tanët, pasi italianët barazuan rezultatin pas 8 minutave nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Italia përmbysi rezultatin 10 minuta më vonë me Garofalon, pas një goditje me kokë brenda zonës, duke e dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 43-të, të kaltrit realizojnë edhe golin e tretë me Maioranën.

Në fraksionin e dytë trajneri Bulku bën disa ndryshime duke hedhur në fushë një pjesë të mirë të futbollistëve që ishin në stol. Miqtë realizuan edhe dy gola të tjerë në këtë pjesë të dytë.

Takimi i dytë mes Shqipërisë U-16 dhe Italisë U-15 do të luhet më 23 shkurt, në orën 12:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?