Bota

Italia ndjek shembullin e Greqisë, testimi për Covid19 i detyrueshëm për turistët

13 Gusht 2020, 21:08| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 21:11

  • Share

Italia prezanton testimin e detyrueshëm Covid19 për turistët që kthehen nga pushimet verore. Lajmin e ka dhënë ministri italian i shëndetësisë, i cili me anë të një postimi në Facebook  theksoi që në udhëtimet nga Kroacia, Greqia, Spanja dhe Malta të testohet për Covid-19, në përpjekje për të shmangur një fazë të re infeksionesh.

Ministri italian theksoi se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm për të mbrojtur rezultatet e arritura.  Ai deklaroi se të gjithë janë të detyruar të bëjnë sakrifica të vogla pas kthimit nga pushimet, nga vende në të cilat distancimi social dhe maska nuk përdoren në masën e duhur. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?