Italia ka ndërmarrë disa ndryshime të paketës fiskale lidhur me emigrantët të cilët punojnë në territorin e saj, por vijnë nga vende jashtë Bashkimit Europian dhe zonës Schengen.
Deri tani - ashtu si shtetasit italianë - emigrantët në Itali përfitonin zbritje tatimore, kur ata kishte fëmijë dhe bashkëshortë të cilët banonin jashtë territorit Italian.
Nga viti i ardhshëm, kjo përkrahje nuk do të jetë më e mundur për emigrantët, të cilët janë nga shtete jashtë Bashkimit Europian dhe zonës Schengen.
(Zbritja ishte 800 euro për të ardhurat deri në 15.000 euro, 690 euro për të ardhurat deri në 40.000 euro, në bazë të së cilës llogaritet shuma aktuale, e cila zvogëlohet me rritjen e të ardhurave.)
Rreth 4.6 milionë të huaj punojnë në Itali, nga të cilët 3.4 milionë janë nga vende jashtë Bashkimit Europian, pra 74%.
Në vitin 2023, siç tregohet nga të dhënat tatimore të Ministrisë së Ekonomisë të ripunuara nga Fondacioni Moressa, ata deklaruan 52.7 miliardë të ardhura.
“La Repubblica” thekson se emigrantët më të goditur nga kjo nismë e qeverisë Meloni, do të jenë shqiptarët, të cilët sipas medias italiane arrijnë në 375 mijë.
Emigrantët shqiptarë në Itali deklarojnë 6.5 miliardë taksa dhe paguajnë 789 milionë tatimin mbi të ardhurat personale.
Nga viti i ardhshëm, ata nuk do të kenë më zbritje për fëmijët dhe bashkëshortët, nëse këta të fundit banojnë në Shqipëri dhe ky është një rast i zakonshëm duke qenë se njerëzit shkojnë në Itali për të punuar dhe për të mbështetur familjet e origjinës që nuk bashkohen.
Ndërsa për shtetasit italianë, të cilët kanë punuar jashtë atdheut të tyre dhe kanë humbur vendin e tyre të punës atje - ose kanë përfunduar kontratat sezonale - nuk do të përfitojnë më nga ndihma ekonomike ndaj të papunëve.
Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë ndonjë marrëveshje me Italinë për të bërë shkarkimin e taksave për familjarët në ngarkim por që jetojnë në Shqipëri. Nga kjo manovër më të goditurit janë bagladeshët dhe nuk jam i sigurt për Kosovën
Përgjigjumos fol me shume se te bene profesor i kushtetutes Italiane per te drejtat e te gjithe EMIGRANTEVE qe jane me rregulla ne itali o QYYYYP.....hahahaaaa. NUK KA MAREVESHJE SHTETERORE POR LIGJE PARLAMENTARE DHE KJO MANOVER E QEVERIS FASHISTE TE MELONIT ESHTE FYTYRA E VERTET RRAZISTE KUNDER TE GJITHE TE HUAJVE PER TE KURSYER CA EURO SE KREDHEN NE BORXH ME UKRAINEN....
Shume I sakte! 1 million shqiptare Jane me pasaporta atje dhe vetem 2023 moren 40,000 persona shtetësin
E peson vet Italia ! Shume emigrant Italian Jane ne gjermani , me shume ndaj shume shpejt nga Italia ne gjermani dhe Zvicer do vijne emigrant shqiptar ! Ka shume shqiptar me shtetesi italiane qe po tranferohen ne spanje apo ne belgjike apo suedi! Italia ngjan me nje “han pa porta” , gjithe ekselenca e vjeter po plaket dhe tani ka mbet Dore e dyte e BE edhe Italia ! Ndaj them ne itali eshte pak me mire sesa emigrant ne Greqi , madje edhe vet italiant po ikin emigrant ne gjermani - austri Zvicer apo suedi apo far west ne kanada usa ! Italia nuk jep me prespektiv , ndaj shume Italian po vijne ne Shqipëri me punë
PërgjigjuNe fakt ne gjermani dhe Zvicer shqiptaret e Kosoves Kane blere gjithe adriatikun shqiptar ! Duket qe ne Shqipëri ecni me shifra te 1990-2003 ! Ne itali ska me lek edhe italiant i ke emigrant kohet e fundit ne Norvegji Gjermani Zvicer etj Nejse do dalin fjalet e Zumbas
Të rroftë shtëpia në Itali, kur do e braktisësh si braktise shtëpin në Shqipëri. Gjermania mban thesin me pare të BE e i ka bo rrush e kumbulla paret e italionit
Po beqo po emigrantet ne itali kane blere shtepia ti rri ha patate ne gjermani