E gjithë Italia në karantinë nga koronavirusi/ Conte: Zgjerohet kufizimi i qarkullimit në gjithë territorin kombëtar! Ndalet Serie A

9 Mars 2020, 21:44| Përditesimi: 9 Mars 2020, 23:10

  • Share

Formulari që duhet plotësuar për lëvizjen nga njëra zonë në tjetrën

"E gjithë Italia do të jetë një zonë e mbrojtur. Nuk ka më zonë të kuqe, jeshile apo e verdhë". Italia është vendosur e gjitha në karantinë. Pas vendimit të së dielës për të ndaluar lëvizjen në Lombardi dhe 14 provinca të tjera, mbrëmjen e sotme kryeministri Italian Conte ka vendosur që të shtrijë dekretin në këtë regjim karantine, duke bllokuar çdo lëvizje të brendshme.

Me dekret ndalohen aktivitetet publike, qëndrimet në si kafene, pub-e dhe restorante. Nga mëngjesi i ditës së nesërme deri në datë 3 prill në Itali sipas dekretit mund të lëvizet vetëm për dy arsye; punë ose probleme shëndetësore, por me kusht që duhet plotësuar një formular, vetë-deklarim.

Kryeministri Giuseppe Conte shpjegoi se "nuk ka kohë. Të gjithë duhet të heqin dorë nga diçka për të mbrojtur shëndetin. Sot është momenti i përgjegjësisë. Numrat tregojnë se kemi një rritje të të infektuarve, të personave të shtruar në spital nën kujdesin intensiv dhe të vdekurit. Zakonet tona prandaj duhen ndryshuar. Ata duhet të ndryshohen tani. Masa të rrepta dhe të forta.

Unë jam gati të nënshkruaj një masë që mund ta përmbledhim "Unë qëndroj në shtëpi". Nuk do të ketë më një zonë të kuqe, Italia do të jetë e gjitha një zonë e mbrojtur. Nga nesër në mëngjes, kushdo që duhet të kalojë nga një komunë në tjetrën duhet të ketë një arsyetim dhe të paraqesë një vetë-vërtetim për kontroll. Por nëse do të ketë një auto-vërtetim të pavërtetë do të cilësohet krim" saktëson ai.

Conte theksoi se "një kufizim i transportit publik nuk është në rendin e ditës, për të garantuar vazhdimësinë e sistemit të prodhimit dhe për t'i lejuar njerëzit të shkojnë në punë".  Koronavirusi ka prekur edhe sportin, pasi janë pezulluar të gjitha ngjarjet sportive, përfshirë Serie A, kampionatin e futbollit. "Nuk ka asnjë arsye pse ngjarjet sportive të vazhdojnë. Të gjitha ngjarjet sportive, në të gjithë Italinë, janë pezulluar" tha ai. Gjithashtu palestrat janë mbyllur. Shifrat deri tani në Itali janë; 7985 të infektuar dhe 463 të vdekur.


Lajmi kryesor:

E gjithë Italia në karantinë nga koronavirusi/ Conte: Zgjerohet kufizimi i qarkullimit në gjithë territorin! Ndalet Serie A


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?