Bota

Italia në luftë me zjarret dhe përmbytjet! Siçilia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, në Kalabri shënohen dy viktimat e para

7 Gusht 2021, 10:48| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 12:17

  • Share

Brigadat italiane të zjarrfikësve po vazhdojnë të luftojnë me zjarret, ndërsa meteorologët kanë parashikuar temperatura jashtëzakonisht të larta për ditët në vazhdim.

Mediat vendase bëjnë me dije se rajoni më i prekur është ai i Sicilisë. Kryetari i rajonit Nello Musumeci ka bërë me dije se për shkak të situatës së krijuar nga zjarret ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Ne kemi shpallur një gjendje krize dhe emergjence për gjashtë muaj për shkak të zjarreve serioze që kanë ndodhur tashmë që nga fundi i korrikut dhe rrezikut të përhershëm për javët e ardhshme, për shkak të situatës klimatike

“Shumica e zjarreve ishin në Sicili dhe Kalabri”, shtuan ata. Tetë avionë zjarrfikës po luftojnë zjarret në provincat e Reggio Calabria-s, Cosenza-s dhe Matera-s.

Ndërkohë në Siçili janë shënuar dy viktima, dhjetëra familje janë zhvendosur dhe një pjesë e të gjithë zonës Grecan të provincës së Reggio Calabria është shkatërruar. Viktimat janë Antonino Cilione, 34 vjeç dhe halla e tij Margherita Cilione, 53 vjeç të cilët vdiqën të asfiksuar nga tymi, në përpjekje për të shpëtuar fermat e tyre me ullishte dhe gështenja.

Italia Jugore duket se do të përballet me temperatura të tjera të larta gjatë ditëve në vijim, që pritet të arrijnë 40 gradë Celsius të dielën, madje më pas edhe në 45 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik meteo.it. Në veri, priten shtrëngata gjatë fundjavës. Ditët e fundit u regjistruan përmbytje në rajon, në Liqenin Como dhe në Tirolin Jugor si edhe në vende të tjera. Sot situata paraqitet e qëndrueshme, por stuhi të reja priten në vendet malore që nga e shtuna.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?