Sport

Italia në superformë para 'Euro 2020', Brazili marshon frikshëm drejt Botërorit (VIDEO)

5 Qershor 2021, 12:27| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 13:30

  • Share

Katër herë kampionët e Botës, Italia, kanë treguar se janë një skuadrat favorite për fitimin e Europianit që nis pas 6 ditësh. ‘Axurrët’ kanë shkatërruar në miqësore  me rezultatin 4-0 Republikën Çeke, një tjetër kombëtare e cila është pjesë e Euro 2020.

Në ‘D’Allara’ të Bologna-s ndeshja u zhbllokua në minutën e 23 nga Immobile, ndërsa para se të mbyllej pjesa e parë mesfushori i Interit Barrella defishoi shifrat. Në pjesën e dytë gjetën rrugën e rrjetës edhe Insigne me Berardin. Me këtë fitore Italia e drejtuar nga Mancini renditet krah Francës së Deschamps për fitimin e ‘Euro 2020’. Vlen për t’u theksuar se pas 3 ditësh Republika Çeke do të zhvillojë një miqësore me Shqipërinë.

Sakaq miqësorja e prestigjit mes Spanjës dhe Portugalisë është mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Edhe pse në fushë trajnerët kishin hedhur më të mirët në fund portat mbetën të paprekura.

Ndërkohë në Amerikën Latine Brazili vijon të marshojë frikshëm drejt Botërorit të 2022. ‘Selecao’ ka mposhtur pastër 2-0 Ekuadorin, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve pas 5 ndeshjesh. Për pesë herë kampionët e botës në këtë ndeshje realizuan Richarlson dhe Naymar në pjesën e dytë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?